UBT News

​Sheikët e Al Hilal zbarkojnë në Francë për Mbappen

Al-Hilal ka rritur presionin për të marr Kylian Mbappen në Arabinë Saudite. Oferta prej 300 milionë euro e dorëzuar në Paris Saint-Germain tashmë është pranuar nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, pjesa më e vështirë e operacionit mbetet për të bindur sulmuesin e lindur në viti 1998.

Dhe pikërisht për këtë arsye, raporton Fabrizio Romano , një delegacion nga klubi i Pro Ligës Saudite është në Paris këtë javë: qëllimi është t’i shpjegohet në mënyrë direkte lojtarit projekti.

Mision shumë i komplikuar, pavarësisht se në lojë është një marrëveshje totale prej një miliardë eurosh. Pra 300 milionë për kartën e lojtarit dhe 700 milionë vetëm për Mbappé, 200 nga angazhimi i pastër, ndërsa 500 të tjera nga të drejtat e imazhit dhe të ardhurat komerciale. Të gjitha për vetëm një vit, sepse Kylianit do t’i garantohej mundësia për t’u larguar nga Al-Hilal dhe Arabia Saudite pas vetëm një viti, në vitin 2024.

Exit mobile version