Qeveria amerikane ka vendosur kufizime vizash për shtetasit bjellorusë të dyshuar për aktivitete “serioze” kundër disidentëve të regjimit të Lukashenkos jashtë vendit të tyre.
Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit bëhet e ditur se veprimet synojnë shumë qytetarë bjellorusë për përfshirjen e tyre në aktivitete serioze dhe ekstraterritoriale kundër disidentëve të regjimit.
“ShBA dënon të gjitha këto aktivitete, përfshirë përpjekjen për të riatdhesuar me forcë sportisten e njohur bjelloruse, Krystsina Tsimanouskaya gjatë Lojërave Olimpike Verore të Tokios vitin e kaluar”, theksoi DASh, raporton atsh.
Ministria nuk specifikoi se cilët individë ishin në shënjestër të kufizimeve.
”ShBA i bën thirrje qeverisë së sundimtarit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, që t’i japë fund represioneve ndaj anëtarëve të shoqërisë civile, medieve të pavarura, opozitës politike, sportistëve, studentëve, profesionistëve dhe bjellorusëve të tjerë”, thuhet në deklaratë.
DASh i bën thirrje Bjellorusisë që “të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë” dhe Lukashenkos të “angazhohet në një dialog të sinqertë të lehtësuar me opozitën demokratike dhe shoqërinë civile”.
Rasti i sportistes bjelloruse Kristina Timanovskaya, e cila dyshohet se u rrëmbye nga autoritetet bjelloruse në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi kritikoi zyrtarët e sportit të vendit të saj, ka shkaktuar bujë ndërkombëtare.Ministria nuk specifikoi se cilët individë ishin në shënjestër të kufizimeve.