UBT News

​Shaqiri e njofton agjentin se dëshiron të largohet nga Liverpooli

LONDON, ENGLAND - AUGUST 04: Xherdan Shaqiri of Liverpool during the FA Community Shield fixture between Liverpool and Manchester City at Wembley Stadium on August 4, 2019 in London, England. (Photo by Robbie Jay Barratt - AMA/Getty Images)

Xherdan Shaqiri thuhet se është duke shpresuar që të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi i Zvicrës ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jurgen Klopp, dhe ka bërë vetëm shtatë paraqitje si startues në të gjitha garat në këtë sezon.

Pavarësisht interesimit të raportuar nga klube të shumta afatin kalimtar të janarit, Shaqiri mbeti në “Anfield Road” për gjysmën e dytë të sezonit.

Sipas “Football Insider”, megjithatë 29-vjeçari i ka thënë agjentit të tij për t’i gjetur atij një klub të ri për edicionin 2021-22.

Është pohuar se Serie A është destinacioni më i mundshëm i ardhshëm për Shaqirin, me Romën dhe Lazion të interesuar për shërbimet e tij, ndërsa një lëvizje në ekipin e La Ligas, Sevilla është një tjetër mundësi që po shqyrtohet.

Exit mobile version