UBT News

​Sevilla mposht Barcelonën në gjysmëfinalen e parë të Coppa del Rey

Ka përfunduar me fitoren e Sevillas me rezultat 2-0 kundër Barcelonës gjysmëfinalja e parë e Coppa del Rey, e zhvilluar të mërkurën.

Skuadra e Ronald Koeman edhe pse startoi nga minuta e parë më yllin argjentinas, Lionel Messi.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 25’ me golin e realizuar nga Kounde dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, “katalanasit” provuan më tepër për ta barazuar rezultatin, por u treguan të pasuksesshëm, ndërsa Sevilla realizoi golin e fitores në minutën e 85’ dhe realizues ishte ish-mesfushori i Barcelonës, kroati Ivan Rakitic.

Gjithçka sa i përket finalistit të kësaj gare do të vendoset në ndeshjen kthyese në “Camp Nou”.

Exit mobile version