Liga e Italisë e njohur ndryshe edhe si Serie A, rikthehet sot me disa ndeshje interesante, ku në kuadër të programit të ditës së mërkurë do të zhvillohen ndeshjet si Milan-Lazio, Verona-Inter dhe Napoli-Torinon.
Ndeshja më interesante do të luhet në “San Siro” ku Milan pret skuadrën e Lazios.
Pas 13 xhirosh, “Rossonerët” janë në krye të tabelës, respektivisht në vendin e parë, ku kanë regjistruar nëntë fitore dhe katër barazime, kështu duke arkëtuar gjithsej 31 pikë.
Në anën tjetër, Lazio pozicionohet në pozitën e tetë me gjashtë fitore, tri barazime dhe katër humbje, me gjithsej 21 pikë të grumbulluara.
Ndeshjet të cilat do të zhvillohen sonte në Serie A:
18:30 | Hellas Verona – Inter | Stadiumi Marcantonio Bentegodi
20:45 | AC Milan – Lazio | Stadiumi San Siro
20:45 | AS Roma – Cagliari | Stadiumi Olimpico
20:45 | Bologna – Atalanta | Stadiumi Centro Tecnico Niccolò Galli
20:45 | Napoli – Torino | Stadiumi Diego Armando Maradona
20:45 | Sampdoria – Sassuolo | Stadiumi Luigi Ferraris
20:45 | Spezia – Genoa | Stadiumi Alberto Picco
20:45 Udinese – Benevento | Stadiumi Friuli