UBT News

​Sampdoria – Milan, formacionet e mundshme

Olivier Giroud pritet që të debutojë me Milanin në ndeshjen kundër Sampdoria sot në mbrëmje, ndërsa Sampdoria do t’i sfidojë “Rossonerët” me treshen kryesore Mikkel Damsgaard, Manolo Gabbiadini dhe Fabio Quagliarella.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Marassi” me fillim nga ora 20:45. Me dyshen Zlatan Ibrahimovic dhe Frank Kessi të lënduar, trajneri i Milanit Stefano Pioli pritet të startojë me Sandro Tonalin në mesfushë dhe Olivier Giroud në sulm.

Ish-sulmuesi i Chelseat u bashkua me Milanin për 1 milionë euro në muajin e kaluar dhe shënoi tri gola në ndeshjet miqësore.

Këto janë formacionet e mundshme:

Sampdoria: Audero, Augello, Colley, Yoshida, Bereszynski; Ekdal, Thorsby; Damsagaard, Gabbiadini, Candreva; Quagliarella.

Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud.

Exit mobile version