Gazetari amerikan i “The Wall Street Journal”, Evan Gershkovich është arrestuar sot në Yekaterinburg, sipas një deklarate të shërbimit të brendshëm sekret rus, FSB.
Gershkovich, i cili është 32 vjeç dhe i akredituar rregullisht në Ministrinë e Jashtme, akuzohet për spiunazh, shkruajnë mediat e huaja.
“Gazetari po vepronte sipas udhëzimeve të palës amerikane, duke mbledhur informacione të mbuluara nga shërbimi sekret shtetëror mbi veprimtarinë e një prej kompanive të kompleksit industrial ushtarak rus”, thuhet në deklaratën e FSB-së.
Gazetari amerikan akuzohet për spiunazh në bazë të nenit 276 të Kodit Penal, i cili parashikon dënime deri në 20 vjet burg, shkruan ANSA.
Kjo është specifikuar nga shërbimet e brendshme sekrete ruse (FSB).
Gershkovich, prindërit e të cilit jetojnë në SHBA, por me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik, është 32 vjeç dhe flet rusisht.
Para se t’i bashkohej “The Wall Street Journal”, ai punonte për agjencinë franceze të lajmeve dhe gazetën ruse në gjuhën angleze “The Moscow Times”.