Skitarët Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu kanë dërguar urimet e tyre me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga Pekini, atje ku morën pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Të dy skitarët përmes një video të shkurtër kanë uruar Kosovën më një urim të përbashkët.
“Nga Pekini i Kinës iu urojmë ditën e pavarësisë së Kosovës. Rroftë Kosova”, thuhet në videon e tyre.