UBT News

​Ronaldo synon të bashkohet me Leo Messin në PSG

Cristiano Ronaldo do të synojë të transferohet në Paris Saint-Germain nëse Manchester United dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, raportohet “Football Transfers”.

37-vjeçari është kthyer në Portugali për të menduar për të ardhmen e tij pasi mungoi në humbjen 4-1 të United në derbin ndaj Manchester Cityt për shkak të lëndimit.

Nëse ai largohet nga “Old Trafford” këtë verë, destinacioni i parë i Ronaldos është PSG, ku ai mund të lidhet me rivalin e vjetër Lionel Messin si dhe brazilianin Neymar.

Exit mobile version