Ylli i Manchester United shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë ndaj Irlandës, duke u ngjitur në kuotën e 111 golave në nivel të kombëtareve.
Cristiano Ronaldo zyrtarisht ka bërë histori me Kombëtaren e Portugalisë, ku pas dy golave të tij kundër Irlandës, ka kaluar në kuotën e 111 golave në nivel të kombëtares, duke lënë pas iranianin Ali Deai.
Falë këtij rekordi të arritur, Ronaldos i është ndarë certifikata nga libri i “Guiness”, pasi që theu rekordin e Ali Daei si golashënuesi më i mirë në histori të nivelit të kombëtareve.
Pas pranimit të këtij çmimi, Ronaldo postoi një fotografi në llogarinë e tij “Instagram”, duke e konfirmuar arritjen e tij spektakulare, ku edhe nga komenti i tij vërehet se ai nuk do të ndalet së shënuari me Portugalinë.
“Faleminderit ‘Rekordit Botëror të Guiness’. Gjithmonë është një ndenje fantastike që të njihesh si thyes i rekordeve botërore. Tani duhet të vazhdoj që të rrisë numrat sa më lartë”, tha Ronaldo.