Dyshja si duket nuk do të jetë më në planet e skuadrës nga Torino. Cristiano Ronaldo dhe Aaron Ramsey mund të jenë drejt largimit nga Juventusi, pasiqë ky i fundit po shikon që të rindërtojë skuadrën, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Si duket Ronaldo do të mbajë bisedime me Juventusin mbi të ardhmen e tij, ndërsa Ramsey besohet që nuk është më në planet e Andrea Pirlos për të ardhmen.
“Zonja e Vjetër” po shikon të rindërtojë skuadrën rreth lojtarëve të rinj si Federico Chiesa, Weston McKennie dhe Matthijs de Ligt, kështu duke filluar spastrimin dhe lirimin e vendeve për transferime të tjera brenda klubit.