UBT News

​Romano konfirmon bisedimet mes Mendes dhe Manchester United

Të dy klubet nga qyteti i njëjtë janë në garë për shërbimet e yllit portugez. Përveç kampionit të Premier Ligës angleze Manchester City, edhe gjiganti Manchester United tani është në garë për të siguruar transferimin e Cristiano Ronaldos.

Agjenti i portugezit, Jorge Mendes është në bisedime të vazhdueshme me krerët e Manchester Cityt, dhe tani raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano që Mendes është në bisedime edhe me Manchester United.

Largimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi e ka konfirmuar sot edhe trajneri i gjigantit italian Allegri, i cili ka treguar që ylli portugez nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme.

Exit mobile version