“Blutë” e Londrës e dëshirojnë me çdo kusht yllin e Dortmundit.
Tanimë është bërë publike që spekulimet se skuadra angleze Chelsea është i interesuar në sulmuesin Erling Haaland janë të vërteta, dhe këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrizio Romano.
“Blutë” e Londrës janë duke treguar interesim serioz në yllin e Borussia Dortmundit, por krerët e klubit gjerman kanë treguar që Haaland nuk ka asnjë gjasë që të largohet nga Dortmundi këtë verë.
E vetmja mënyrë që klubi gjerman pranon të shes 19 vjeçarin është nëse Jadon Sancho nuk largohet, ose nëse Chelsea ofron një shumë marramendëse për shërbimet e tij.