UBT News

​Romano e konfirmon, Camavinga është lojtari më i ri i Real Madridit

Mesfushori Eduardo Camavinga do të transferohet tek Real Madridi nga skuadra franceze Remmes, marrëveshja është e kompletuar dhe oferta zyrtare është pranuar nga krerët e francezëve, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Oferta zyrtare nga Real Madridi ishte 31 milionë euro plus bonuset shtesë, ofertë kjo që është pranuar në mbrëmjen e së hënës.

Testet mjekësore veçse janë përfunduar, dhe tani është e konfirmuar që Camavinga do t’i bashkohet “Galaktikëve”.

Marrëveshjet mes agjentëve dhe dy klubeve janë nënshkruar dhe zyrtarizimi i mesfushorit francez do të bëhet sot.

Camavinga do të transferohet sot tek Reali, dhe nuk do të ketë formë huazimi prapa tek Rennes ose tek ndonjë klub tjetër. 18-vjeçari ka zgjedhur gjigantin madrilen para skuadrave si Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Exit mobile version