Roma ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Paulo Dybalas, i cili i është bashkuar klubit si transferim i lirë.
“Giallorossët” rrëmbyen argjentinasin i cili deri pak ditë më parë thuhej se do t’i bashkohej Interit.
Njoftimi i Romës konfirmon se Dybala ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, e cila mendohet të jetë me vlerë rreth 6 milionë euro neto në sezon, duke përfshirë shtesat, me një opsion për t’u zgjatur për një vit të katërt. Ai u kontaktua personalisht nga Jose Mourinho i cili e bindi për ta pranuar projektin e tij.
Dybala së fundmi kaloi shtatë vjet me Juventusin, nga viti 2015 deri në vitin 2022. Në atë kohë, ai bëri 293 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 115 gola dhe duke dhënë 48 asistime.
Ai do ta bartë fanellën me numër 21.