UBT News

​Rikthimi të Barça, babai i Messit kontakton Xavin

Babai i Lionel Messit raportohet se ka zhvilluar disa kontakte me Barcelonën për të testuar ujërat dhe për të parë nëse trajneri tyre Xavi Hernandez ka interesim për ta rikthyer argjentinasin në “Camp Nou”.

Për momentin janë vetëm thashetheme, por pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Realit dhe fishkëllimave në “Parkun e Princave” në ndeshjen ndaj Bordos, Leo Messi do të shqyrtonte mundësinë e largimit nga PSG dhe rikthimin te Barcelona.

Në Paris, në fund të fundit, “pleshti” dhe familja e tij nuk duket se janë ambientuar mirë dhe një rikthim në Spanjë nuk përjashtohet aspak. Sidomos nëse vijnë sinjale pozitive nga klubi blaugrana dhe tifozët.

“Herët a vonë do të kthehem në Barcelonë, do të doja të ndihmoja klubin”, deklaroi argjentinasi i cili sapo kishte zbritur në Paris për ta kompletuar kalimin e tij në klubin e Ligue-1.

“Leo do të ishte i lumtur të kthehej në Barcelonë dhe se për momentin asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë drejtim”, ka thënë njëri nga gazetarët më të njohur spanjoll, Gerard Moreno.

Exit mobile version