Sulmuesi italian, Moise Kean i ribashkohet Juventusit nga Evertoni në një marrëveshje huazimi për dy vjet.
Juventusi e ka të përfshirë obligimin për ta bërë permanent transferimin e 21-vjeçarit për 28 milionë euro në verën e vitit 2023, në një marrëveshje që bëjnë pjesë edhe bonuset deri në 3 milionë euro.
Kean rikthehet në Torino dy vite pasi që ishte transferuar tek Evertoni për një shumë në regjionin e 30 milionë eurove.
“Ai është rikthyer në shtëpi dhe ne jemi të gatshëm që ta mirëpresim atë me kënaqësi të madhe”, shkruante në komunikatën zyrtare të Juventusit.
Fillimisht, Kean i ishte bashkuar Juventusit si djalosh i ri 10 vjeçar dhe bëri debutimin e tij në skuadrën e parë në moshën 16 vjeçare në vitin 2016.
Ai kishte shënuar tetë gola në 21 ndeshje për Juventusin para se të largohej drejt Evertonit në vitin 2019.
“Rikthimi në shtëpi. Kjo është fjalia më e mirë për ta përshkruar rikthimin zyrtar të Moise Kean tek Juventusi nga Evertoni”, shkruante në komunikatën zyrtare të Juventusit.