Festivali tradicional më i madh në Kosovë, Hardh Fest, rikthehet më 2,3 dhe 4 shtator në Rahovec.
Sipas organizatorëve, pas një pauze dyvjeçare, rikthehet festivali më i vizituar në vend dhe atë më i fuqishëm se kurrë më parë.
“Me plotë risi dhe atraksione me vizitor vendore e ndërkombëtare do të shënojmë edhe një edicion të paharruar me plotë aktivitete origjinale. Festivali tradicionalisht mbahet në patronatin e kryetarit të Komunës Rahovec, me përkrahjen e Komunës Rahovec, MKRS, MBPZhR dhe sponsorëve. Më 2, 3 dhe 4 shtator, Hardh Fest në Rahovec është festë”, thuhet në njoftim.