Pas më shumë se një viti ndeshjet e basketbollit do të zhvillohen me tifozë. Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se do të lejohet prania e tifozëve në kapacitetin prej 15 përqind të palestrave për ndeshjen e European Challenger për U16.
“Në FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, që do të zhvillohet nga 16 deri më 21 Gusht në Prishtinë do të ketë tifozë, por me kapacitet të 15 % të palestrës sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Më tutje bëhet e ditur se tifozët këto ndeshje mund t’i ndjekin pa pasur nevojë për t’i paguar biletat pasi ato do të jenë falas por që tifozët duhet të bartin maskat dhe të respektojnë distancën.
Në këtë Evropian marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia.