UBT News

​Republika Çeke-Shqipëria, formacionet e mundshme

Shqipëria do ta zhvillojë sot miqësoren e dytë, ku do të jetë mysafire e Çekisë në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”.

“Kuq e Zinjtë” hyjnë në këtë ndeshje nga barazimi pa gola kundër Uellsit, kurse çekët rikthehen nga humbja e thellë kundër Italisë, me rezultat 4:0.

Për Republikën e Çekisë, kjo do të jetë miqësorja e fundit para fillimit të Kampionatit Evropian 2020, në të cilin Shqipëria nuk do të jetë prezente.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Shqipëria ka formë më të mirë se Çekia, ku kanë regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, në krahasim me çekët që kanë tre fitore, një barazim dhe dy humbje.

Trajneri Reja spekulohet që përsëri repartin e mbrojtjes t’ia besoj treshes, Kumbulla-Djimsiti-Ismajli kurse sulmin pritet ta udhëheq Cikalleshi me Manajn.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.

Çekisë (4-2-3-1): Vaclik; Coufal, Zima, Celustka, Boril; Soucek, Kral; Jankto, Darida, Hlozek; Schick

Albania (3-5-2): Selmani; Kumbulla, Djimsiti, Ismajli; Laci, Abrashi, Ramadani, Bare, Lenjani; Manaj, Cikalleshi

20:15 Republika Çeke – Shqipëria (Stadiumi Generali Ceska pojistovna Arena)

Exit mobile version