Janë zhvilluar 19 xhiro deri më tani në Superligën e Kosovës në futboll me vikendin e kaluar që solli disa rezultate mjaftë interesante.
Fitorja e Malishevës ndaj Prishtinës më rezultat 2-1 ishte njëra nga befasitë më të mëdha të kësaj jave.
Fitorja me rezultat të thellë e Dritës ndaj Feronikelit me rezultat 7-0 dhe barazimi i Gjilanit me Drenicën ka bërë që të ndryshojë renditja në kreun e tabelës. Drita tashmë është e para me 37 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 36 si dhe Gjilani i treti me 36 pikë.
Sfida shumë të paparashikueshme janë të përcaktuara edhe në xhiron e radhës. Në Gjilan do të ballafaqohen Drita me Llapin, kurse Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri”.
Malisheva e viziton Ulpianën, kurse Gjilani luan si mysafir ndaj Feronikelit. Drenica që e befasoi Gjilanin, luan kundër Dukagjinit si mysafir.