Me ndeshjet e sotme që do ta zhvillohen nga grupet E dhe F do të përfundojë edhe faza e grupeve.
Do të jenë 16 skuadra që do të vazhdojnë tutje në Euro 2020, 12 si të kualifikuara direkt nga vendet 1 dhe 2 të të gjitha grupeve, kurse katër të tjera do të vazhdojnë tutje si skuadrat më të mira vendeve të treta të secilit grup.
Në pritje të ndeshjeve që zhvillohen sot, grupi i vendeve të treta kryesohet nga Republika e Çekisë me katër pikë, e ndjekur nga Zvicra po ashtu me katër dhe që të dy këto kombëtare tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje.
Në vendin e tretë është Portugalia me tri pikë që sonte ballafaqohet me Francën, kurse në të katërtin është Ukraina me tri pikë.
Finlanda dhe Spanja renditen të fundit me tri përkatësisht dy pikë.