Ministria e Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer një mijë e 866 teste, ndërsa janë regjistruar 884 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 745 pacientë të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve është raportuar një i vdekur nga Shkupi (77 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar edhe 4 persona të vdekur, nga një në Strumicë, Shtip, Koçan dhe Gostivar.
Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej datës 29.06 deri më 25.07.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 326 mijë e 154, numri i të shëruarve është 311 mijë e 760, numri i të vdekurve është nëntë mijë e 368, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në pesë mijë e 26 persona.