UBT News

​Reali nuk e do më transferimin e Mbappes

Real Madrid thuhet se ka hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe pas përpjekjeve të dështuara për ta nënshkruar me atë në verë.

Fituesi i Kupës së Botës fillimisht duhej të bëhej lojtar i lirë në fund të sezonit 2021-22 dhe pritej të bashkohej me kampionët spanjollë dhe evropianë të Carlo Ancelottit.

Megjithatë, më pak se një muaj para se të skadonte kontrata e tij me PSG-në, Mbappe ra dakord për një marrëveshje të re trevjeçare me kampionët e Ligue 1, me vlerë 1 milion funte në javë.

Kontrata e re e Mbappe çoi në një luftë të ashpër fjalësh midis drejtuesve të klubit francez dhe atij spanjoll, pasi Florentino Perez u informua personalisht nga Mbappe se ai nuk do të kalone në “Bernabeu”.

“Los Blancos” gjithashtu humbën nga Manchester City në garën për Erling Braut Haaland, me Karim Benzeman që ende e mban stafetën në majë të sulmit të Realit për momentin.

Ndërsa Mbappe është kontraktuar me “Les Parisiens” për tre sezone të tjera, 23-vjeçari supozohet se mund të largohet falas në fund të sezonit 2023-24 për shkak të një klauzole në kontratën e tij.

Megjithatë, “Marca” pretendon se Real Madridi ka mbyllur derën për çdo lëvizje të ardhshme për Mbappen për shkak të kërkesave financiare të lojtarit, të cilave “Los Blancos” nuk do të ishin të gatshëm t’i plotësonin.

Exit mobile version