Real Madrid ka identifikuar sulmuesin anësor të Manchester City-t Riyad Mahrez si top synim për ta transferuar, raporton “Foot Mercato”.
Zinedine Zidane është i gatshëm që të bisedoj me algjerianin, për ta bindur që të kaloj në “Santiago Bernabeu”, ku tekniku francez dëshiron që ta përforcojë repartin e sulmit.
Sidoqoftë, Manchester City dëshiron ta mbajë Mahrez në skuadër, i cili pas 22 paraqitjeve këtë sezon në Premier Ligë, ka shtatë gola dhe katër asistime për Cityn.