Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka shprehur interesim për mesfushorin e RB Leipzig, Dani Olmo, raporton “OkDario”.
“Galaktikët” dëshirojnë të transferojnë 22-vjeçarin si zëvendësim të Lucas Vazquez-it, i cili pritet të largohet nga madrilenët këtë verë.
Olmo, i cili e filloi karrierën e tij tek akademia “La Masia” e Barcelonës, ka regjistruar dy gola në 20 paraqitje për skuadrën e RB Leipzig në Bundesligë.