UBT News

​Real Madrid dëshiron të shes Varanen

BERGAMO, ITALY - FEBRUARY 24: Raphael Varane of Real Madrid runs in the field during the UEFA Champions League Round of 16 match between Atalanta and Real Madrid at Gewiss Stadium on February 24, 2021 in Bergamo, Italy. (Photo by Ricardo Nogueira/Eurasia Sport Images/Getty Images)

Gjiganti Real Madrid dëshiron që ta shesë Raphael Varanen vetëm për të arkëtuar para për transferimet e radhës, raporton “AS”.

Reali është pranë transferimit të David Alabas këtë verë, ku po ashtu është në bisedime me mbrojtësin veteran Sergio Ramos që të pranojë një zbritje prej 10% në pagë, dhe të nënshkruajë një kontratë të re.

Aventura e Varanes tek Real Madridi si duket është drejt fundit, ku edhe vetë mbrojtësi francez ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi madrilen.

Interesim serioz për të ka shprehur gjiganti anglez, Manchester United, i cili dëshiron me çdo kusht ta transferojë mbrojtësin francez, që të formojnë një partneritet në mbrojtje me tandemin Varane-Maguire.

Exit mobile version