UBT News

​Reagon presidenti i Nicës pas incidentit në ndeshjen ndaj Marselle

Presidenti i skuadrës franceze Nice, Jean-Pierre Rivere ka akuzuar lojtarët e Marseille se e kanë nxitur incidentit e shëmtuar të dielën ku tifozët thuen kordonin e sigurisë dhe u futën në fushë për t’i sulmuar fizikisht lojtarët e Marselle që më pas solli edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Rivere tha se lojtarët e Marseille u përgjigjën me forcë të tepruar pasi Dimitri Payet u godit nga një shishe pranë flamurit të rivënies nga këndi.

Ndeshja u anulua kur lojtarët e Marseille refuzuan të dilnin nga dhoma e zhveshjes në “Allianz Riviera” për shkak të shqetësimit për sigurinë e tyre.

“Ajo që i përkeqësoi gjërat ishte reagimi i dy lojtarëve të Marseille (Alvaro Gonzalez dhe Matteo Guendouzi) të cilët atakuan tifozët,” tha Rivere për “RMC Sport”

“Është zhgënjyese që përfundoi në atë mënyrë. Gjërat janë mjaft të qarta. Sigurimi i Marseille nuk duhet të kishte zbritur në fushë dhe të godiste lojtarët tanë. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj pse Marseille pranoi për ta vazhduar ndeshjen.”

Matteo Guendouzi dhe Luan Peres ishin në mesin e lojtarëve me shenja të dukshme në trup të lëna nga tifozët e Nicë.

Payet, ndërkohë, ishte fotografuar me një shenjë në shpinë, me sa duket nga goditja nga shishja.

Exit mobile version