UBT News

​Rama në forumin e TRT: Pa Erdogan muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan morën pjesë në forumin e TRT për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë.

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar angazhimin e vendeve të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor për gjetjen e zgjidhjeve për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë. Rama ka vlerësuar gjithashtu punën e bërë nga presidenti turk Tayyip Erdogan dhe komunikimet e vazhdueshme që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, për të sjellë më të zbutur konfliktin në Ukrainë.

“Ndaj me ju bindjen se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me të. Por është një agresion ndaj gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike dhe inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Pa Merkelin nderi i Evropës nuk do ishte i sigurt pasi ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por pa Erdoganin, muret e Evropës nuk do të qëndronin në këmbë”, ka thënë ai.

Exit mobile version