UBT News

​Quni: Agronomia zë një vend të veçantë në programin tim

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prizrenit, Anton Quni ka vizituar fermën “Rubina”, në Prizren. Nga aty ai premtoi se agronomia do ketë një vëmendje të veçantë.

Quni tha se duhet të investohet në këto veprimtari pasi që ndikon në zhvillim ekonomik por edhe vende të reja të punës.

“Duhet një kujdes i veçantë që tokën bujqësore mos ta ndërrojnë dedikimin me Planin e urbanizimit dhe planifikimit të ekzistojë një baraspeshë të hapësirave. Në programin tonë qeverisës agronomia zë një vend të veçantë dhe duhet të trajtohen me të gjitha specifikat që i kanë…këto ekonomi duhet të përkrahen ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik dhe standardin jetësor të qytetarëve”, theksoi ai.

Fermeri, Fidan Krasniqi tha se ferma e tij e lopëve ka mbi 200 krerë lopësh, por si sfidë për zhvillimin e kësaj veprimtare ai theksoi shndërrimin e tokave bujqësore ne ato ndërtimore dhe sistemin e rehabilitimit të ujitjes.

“Sfidat me të cilat përballemi sot shpresojmë që pushteti komunal të na ndihmojë t’i tejkalojmë së bashkues këto sfida siç është tjetërsimi i pronave bujqësore pra shndërrimi i tokave bujqësore në ato për ndërtim dhe po ashtu në rehabilitimin e sistemit të ujitjes”, tha ai.

Quni do të zhvillojë sot takim edhe me shoqatën e zejtarëve.

Exit mobile version