Qendra e qytetit të Drenasit nesër do të mbesë pa ujë nga ora 08:00-11:00 e mëngjesit.
Kjo për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga azbesti në qytetin e Drenasit.
“Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë!”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.