UBT News

​Punëtorët e KEK-ut do të marrin nga 500 euro shtesë për fundvit

Nga 500 euro do të marrin punëtorët e KEK-ut në fund të vitit.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit. Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK), përmes një njoftimi në Facebook.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut . Faleminderit të gjithë punëmarrësve për kontributin në punë dhe njëkohësisht falëderojmë menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut për realizimin e kësaj kërkese që do të jetë motivuese për angazhim maksimal në punë. Me respekt kryesia ekzekutive e SRKEK-ut”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Exit mobile version