UEFA hodhi për herë të dytë shortin e fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve pas problemeve teknike që pati në të parën.
E vetmja përballje që mbeti e njëjtë si në shortin e kaluar ishte ajo ndërmjet kampionëve evropianë të Chelseat dhe francezëve te Lille.
PSG do të luajë kundër Real Madridit, ndërsa Manchester United ndaj spanjollëve të Atletico Madrid.
Liverpool do të kërkojë çerekfinalen duke kaluar Interin, ndërsa Bayern do të ketë përballë Sportingun.
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhet më 15/16/22/23 shkurt ndërsa ato të kthimit më 8/9/15/16 mars.
Çiftet:
Salzburg vs Bayern Munich
Sporting Lisbon vs Manchester City
Benfica vs Ajax
Chelsea vs Lille
Atletico Madrid vs Manchester United
Villarreal vs Juventus
Inter Milan vs Liverpool
Paris Saint-Germain vs Real Madrid