Ish-punëtorët e gazetës “Rilindja” do të organizojnë tubim protestues, para pallatit ”Rilindja”, në orën 12:00.
Këta punëtorë janë shprehur të pakënaqur me sjelljet e institucioneve të Republikës së Kosovës për injorimin që po ua bëjnë tash e 20 vite, kur janë në pyetje kërkesat e tyre për 20 përqindëshin, pas marrjes së pallatit të “Rilindjes” nga Qeveria dhe njohjen e stazhit të punës, andaj kanë vendosur të organizojnë tubim protestues.
Në njoftimin për media thuhet se kërkesat e punëtorëve në këtë tubim do të jenë: 20 përqindëshi dhe njohjen e stazhit, për punën e bërë në gazetën “Rilindja”, përkatësisht “Bujku”.
Tubimit të punëtorëve të gazetës pritet t’ju bashkëngjiten edhe punëtorët e ndërmarrjeve të tjera të NSH “Rilindja”.