UBT News

​Promovohet libri “Përjetime dhe arritje” nga Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Gjakovë”

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Ditës së Çlirimit, sot u promovua libri “Përjetime dhe arritje” nga Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Gjakovë”.

Libri ngërthen poezi të shkruara nga anëtarë të kësaj shoqate dhe aktivitetet që i zhvilluan ata së bashku që nga themelimi i shoqatës, një vit më parë.

Ndërkaq, në kapituj të ndarë, me shumë delikatesë pasqyrohen rrëfimet jetësore të secilit anëtar të shoqatës. Ata japin mesazhin që pavarësisht vështirësive dhe sprovave, asnjëherë nuk janë dorëzuar për të vazhduar jetën duke punuar me shumë entuziazëm për ëndrrat e tyre.

Në fund të promovimit, u ndanë mirënjohje për përkrahësit më të çmuar të kësaj shoqate. Ndërkaq, bashkatdhetarja Lindita Nikolla në 1-vjetorin e themelimit, i dhuroi shoqatës ndihmë financiare në vlerë prej 5 mijë euro. Ajo u shpreh se mbështetja e saj për këtë shoqatë dhe anëtarët e saj do të vazhdojë edhe më tutje.

Exit mobile version