UBT News

​Programi i shkëmbimit kreativ, nënshkruhet marrëveshja Kosovë-SHBA

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe organizata joqeveritare “Autostrada Birnnale” kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ SHBA-Kosovë”.

Kjo është mirëpritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se ky projekt do ta ndihmojë kryeqytetin në fushën e artit dhe kulturës.

Më shumë detaje për këtë projekt ka dhënë ambasadori Hovenier duke theksuar se artistët amerikanë që do të vijnë në Kosovë do të ekspozojnë veprat e tyre të artit.

Exit mobile version