Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon nga Administrata Tatimore e Kosovës që të bëjë vazhdimin e vendimeve për autorizimin për lirime në import në lëndë të parë, i cili për disa kompani vlen deri në fund të këtij viti.
Në një komunikatë për media thuhet se një pjese të kompanive prodhuese iu skadojnë autorizimet më 31.12.2020, dhe këta të fundit nuk kanë bërë kërkesë për vazhdim pasi kanë menduar që të gjitha autorizimet janë vazhduar me automatizëm, si pjesë e vendimeve qeveritare për masat kundër COVID-19.
Klubi i prodhuesve kërkon nga ATK vazhdimin e vendimeve të autorizimeve për lirime në import të lëndë së parë deri më 31.12.2021 ose së paku deri në mars 2021, për të krijuar hapësirë të mjaftueshme kohore për pajisje me autorizime të reja dhe për të mos penguar prodhuesit në afarizmin e tyre gjatë kësaj periudhe.