Prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 0.6% nga muaji në muaj në shtator, mbi parashikimin e tregut, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën.
Shifra u rikthye nga një tkurrje e rishikuar në rënie prej 1.2% në gusht, tha autoriteti gjerman statistikor Destatis në një deklaratë.
Vlerësimi i tregut për muajin shtator ishte një rritje mujore prej 0.2%.
Prodhimi i mallrave të konsumit dhe kapitalit u rrit përkatësisht me 1.4% dhe 1.1%, krahasuar me një muaj më parë.
Nga ana tjetër, prodhimi i mallrave të ndërmjetëm është ulur me 0.1% nga muaji gusht.
“Mungesa ekstreme” e produkteve të ndërmjetme vazhdon të rëndojë mbi prodhimin industrial, sipas Destatis.
“Ndërmarrjet kanë ende vështirësi në plotësimin e porosive të tyre pasi zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë për shkak të luftës në Ukrainë dhe vazhdojnë shtrembërimet që janë shkaktuar nga kriza COVID-19”, thuhet në deklaratë.
Në bazë vjetore, prodhimi industrial i Gjermanisë u rrit me 2.6% në shtator./AA/