Xhiro e pestë e Superligës së Kosovës në futboll do të zhvillohet në fundjavën që po vjen.
Kjo javë sjellë dy derbi të mëdhenj, me të parin që zhvillohet të shtunën në Gjilan ndërmjet Dritës dhe Llapit.
Kryendeshja do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00 ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani.
Për këtë ndeshje, klubi nga kryeqyteti ka kërkuar mbështetje sa më të madhe nga ana e tifozëve të cilët i ka ftuar përmes një thirrje në “Facebook”.
“E diel, FC Prishtina – FC Ballkani. S’ka arsye për mungesa! Krejt Prishtina n’stadium”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.
Prishtina është në vendin e dytë me shtatë pikë në tri lojë të zhvilluara, kurse Ballkani i treti me gjashtë pikë, në dy lojë.