Prishtina e ka fituar derbin e madh ndaj Dritës me përmbysje të rezultatit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë nuk dhuroi asnjë gol pasi që të d skuadra nuk krijuan shumë raste shënimi, duke aplikuar lojë të sigurt dhe të kujdesshme.
Pas një ore lojë, Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Ron Broja u përjashtua me karton të kuq, por përkundër kësaj ata gjetën golin e epërsisë tre minuta para përfundimit të takimit përmes Prince Balde.
Por befasia e madhe ndodhi në fund të ndeshjes. Në fakt, Prishtina e përmbysi rezultatin duke shënuar dy gola brenda tre minutave.
Fillimisht, rezultatin e barazoi Shefit Shefitin në minutën e 91’ dhe në të 94’ Kryeziu realizoi golin e fitores.