UBT News

​Presidenti i Interit i frikësohet Milanit: S’ka mbaruar asgjë

Interi mori një fitore solide ndaj Milanit në derbin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve duke fituar me rezultat 2-0 në cilësinë e mysafirit.

Por, kjo fitore nuk i duket e mjaftueshme presidentit të kësaj skuadre, Steven Zhang i cili ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos festojnë para kohe duke thënë se asgjë nuk ka mbaruar.

Pas ndeshjes, ai ka shkuar në zhveshtoret e skuadrës duke i përgëzuar për lojën e shfaqur, por edhe ua ka tërhequr vëmendjen para ndeshjes së kthimit.

“Nuk ka mbaruar djema. Tani le të mendojmë për Sassuolon, pastaj të mendojmë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë ai.

Ballafaqimi i dytë dhe vendimtar mes Interit dhe Milanit zhvillohet të martën e ardhshme.

Exit mobile version