UBT News

​Premier Liga po planifikon zhvillimin e një turneu në ShBA

Premier Liga angleze po planifikon zhvillimin e një turneu parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës verën e ardhshme, raporton “The Athletic”.

Kjo po shihet si hapi i parë drejt zhvillimit të garave zyrtare jashtë shtetit si ide për globalizimin e sportit.

Raporti pretendon se Premier Liga nuk ka plane për t’i zhvilluar ndeshjet e rregullta të kampionatit jashtë vendit, së paku për momentin. Kjo lëvizje vjen mes raporteve që sugjerojnë se UEFA mund të vendosë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen jashtë Evropës, si një mënyrë për të rritur të ardhurat pasi paratë nga shitja e të drejtave televizive po zvogëlohen.

Ky propozim ishte vendosur të realizohej gjatë verës që kaloi, por me pengesat që erdhën për shkak të pandeminë Covid-19, kjo nuk ishte e mundur. Megjithatë, ideja do të vazhdojë deri në vitin 2023, me idenë që dy grupe me nga tre skuadra në Premier Ligës do të përballen në ndeshje me karakter miqësor.

Ndeshjet mund të luhen në bregun lindor dhe perëndimor të Amerikës. Thuhet se 14 skuadra janë të gatshme të marrin pjesë në këtë organizim, megjithëse gjashtë skuadrat e mëdha angleze nuk kanë vendosur ende për përfshirjen e tyre deri më tani.

Exit mobile version