Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 20-të.
Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Chelseat e Wolverhampton dhe Everton kundër Leicester.
Në ndeshjen e parë të tij me skuadrën londineze, Thomas Tuchel do të shikojë ta fillojë epokën e tij si trajner i “Bluve” me një fitore kundër skuadrës së Wolverhampton.
Pas 19 xhirosh, Chelsea gjendet në pozitën e 10 në tabelë, me tetë fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke arkëtuar 29 pikë.
Në anën tjetër, Wolverhampton brenda 19 ndeshjesh, ka arritur të regjistrojë gjashtë fitore, katër barazime dhe nëntë humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 19 me gjithsej 22 pikë.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe mes Everton dhe Leicester Cityt.
Pas 17 xhirosh, Everton gjendet në pozitën e shtatë, ku ka regjistruar 10 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar 32 pikë.
Skuadra e Brendan Rodgers pas 19 ndeshjesh, ka 12 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë, me gjithsej 38 pikë.
Programi i plotë:
19:00 Burnley (15) – Aston Villa (9) (Stadiumi Turf Moor)
19:00 Chelsea (10) – Wolverhampton (14) (Stadiumi Stamford Bridge)
20:30 Brighton (17) – Fulham (18) (Stadiumi American Express Community)
21:15 Everton (7) – Leicester City (3) (Stadiumi Goodison Park)
21:15 Manchester United (2) – Sheffield United (20) (Stadiumi Old Trafford)