Polonia shkatërroi katër monumente për ushtarët e Ushtrisë së Kuqe sot, tha drejtori i institutit shtetëror historik Karol Nawrocki, duke shtuar se ato përfaqësojnë mbetjet e një sistemi që është fajtor për skllavërimin dhe vrasjen e popujve të saj dhe të tjerë, përfshirë polakët.
“Këto janë monumente të turpit, monumente të përbuzjes së fitimtarit mbi viktimat”, tha Nawrocki në Glubçice në Poloninë jugore, ku u shkatërrua një nga monumentet.
Ai shtoi se sovjetikët nuk sollën çlirimin në Poloni, por burgosjen. Në Glubçice, obeliskët kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që ranë në betejë me trupat naziste në 1945 u shkatërruan dhe monumente të tjera u hoqën nga Biçin, Bobolica dhe Stasovo.
Që nga refuzimi i sundimit komunist në vitin 1989, Polonia ka punuar në mënyrë aktive për të hequr simbolet publike të regjimit komunist rus dhe lufta në Ukrainë ka kontribuar më tej në përshpejtimin e kësaj tendence.