UBT News

​Poloni-Shqipëri, formacionet e mundshme

Sot nga ora 20:45 do të fillojë ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë në stadiumin “National” të Varshavës.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të Grupit I të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”. Polakët tri ndeshje të zhvilluara kanë regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje, krahas dy fitoreve dhe një humbjeje të Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare pozicionohet në vendin e tretë, pozitë kjo më e mirë se ajo e Polonisë, që zë vendin e katërt. Këtë grup e kryeson Kombëtarja e Anglisë me nëntë pikë.

Sa i përket formës momentale, Shqipëria gjendet më mirë ku ka regjistruar tri fitore, dy humbje dhe një barazim në të gjitha garat, krahas Polonisë që ka një fitore dy barazime dhe tri humbje.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Polonia nuk do të paraqiten Piotr Zielinski, Krzysztof Piatek, Bartosz Kaputstka dhe Mateusz Klich.

Në anën tjetër, trajneri i Shqipërisë Edoardo Reja do të ketë të gjithë lojtarët e grumbulluar të gatshëm për ndeshjen e sotme, ku do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit të Empolit Nedim Bajrami, të cilit së fundmi i është dhënë “drita e gjelbër” nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport për t’u paraqitur me “kuqezinjtë”.

Formacionet e mundshme:

Polonia (4-2-3-1): Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus; Krychowiak, Moder, Linetty; Jozwiak, Swiderski; Lewandowski

Shqipëria (3-4-2-1): Berisha; Kumbulla, Djimsiti, Ismajli; Hysaj, Gjasula, Abrashi, Laci; Roshi, Bajrami; Cikalleshi

Exit mobile version