UBT News

​Poloni-Angli, formacionet e mundshme

Padyshim një nga ndeshjet më të vështira të Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” do të jetë kundër Polonisë në Grupin I.

Në xhiron e kaluar, Anglia regjistroi fitore të lehtë 4:0 kundër Andorrës, ndërsa Polonia mposhti bindshëm San Marinon 7:1.

Në pesë xhiro sa janë zhvilluar deri tani, qartazi Anglia ka formë më të mirë se Polonia, ku “Tre Luanët” kanë regjistruar pesë fitore, krahas tri fitoreve, një barazimi dhe një humbje të polakëve.

Të dy këto kombëtare janë përballur gjithsej 18 herë mes vete, ku Anglia ka regjistruar 11 fitore, Polonia vetëm një, dhe gjashtë herë janë ndarë me barazim.

Sa i përket mungesave të lojtarëve, te Polonia nuk do të paraqiten Bereszynski dhe mesfushori Piotr Zielinski, ndërsa Anglia do të paraqitet në fushë pa Tyrone Mings dhe Jadon Sancho.

Formacionet e mundshme:

Polonia (3-5-2): Szczesny; Dawidowicz, Glik, Bednarek; Jozwiak, Krychowiak, Moder, Linetty, Rybus; Buksa, Lewandowski

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Sterling, Mount, Grealish; Kane

Grupi I

20:45 Poloni- Angli (Stadiumi PGE Narodowy)

Exit mobile version