Policia e Kosovës mobilizohet edhe me njësinë e snajperistëve të cilët gjatë gjithë kohës do të vëzhgojnë protestën e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po e vëzhgojnë protestën edhe nga ndërtesa e Kuvendit. Para Kuvendit janë parë edhe pjesëtarët e KFOR-it.
Ndërkohë, ka arritur edhe një grup tjetër i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njëjtit janë nga Hasi i Gjakovës. Gjithashtu, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku dhe ai i Shoqatës së Familjareve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari u janë bashkuar protestuesve para Kuvendit të Kosovës.