Gjatë një aksioni në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme që ishin përdorur për mihjen e kriptovalutave. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një postimi në Twitter.
“Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.