UBT News

​Pogba teston pozitiv në doping

Paul Pogba po përballet me një suspendim prej katër vitesh dhe një shkëputje të kontratës nga Juventusi, pasi që analiza e dytë e ka konfirmuar se ai ka rezultuar pozitiv në doping.

Juventusi e pezulloi përkohësisht Pogban më 11 shtator pasi mesfushori francez ktheu një test dopingu me nivele jashtëzakonisht të larta të testosteronit pas një fitoreje në Serie A kundër Udineses në muajin gusht.

Në një deklaratë në atë kohë thuhej,“Klubi i futbollit Juventus njofton se sot, më 11 shtator 2023, futbollisti Paul Labile Pogba mori një urdhër paraprak pezullimi nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping pas rezultateve të testeve të kryera më 20 gusht 2023. Klubi rezervon të drejtën të marrë në konsideratë hapat e mëtejshëm procedural”.

Pogba kërkoi që mostra të analizohej përsëri me shpresën se kishte pasur një gabim dhe se emri i tij mund të pastrohej.

Megjithatë, Gianluca Di Marzio ka konfirmuar se analiza dytësore gjithashtu ka rezultuar pozitive, me Juventusin tani që mendon se si të vazhdojë me situatën.

Është e mundur që Juventusi të zgjedh të anulojë kontratën e Pogbas, duke qenë se ai ka të ngjarë të përballet me një ndalim të gjatë futbolli nga Gjykata Kombëtare Anti-Doping e Italisë, e cila mund t’ia bëjë një pezullim në mbarë botën.

Skenari më i keq për Pogban do të ishte një ndalim katër-vjeçar, megjithëse kjo do të zbatohej vetëm nëse zbulohej se ai kishte rritur vullnetarisht nivelet e tij të testosteronit. Nëse konstatohet se rritja ishte e pavullnetshme, dënimi maksimal do të ishte një ndalim prej dy vitesh.

Exit mobile version