Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka deklaruar se Lionel Messi mund të jetë pjesë ë skuadrës së tij për ndeshjen e radhës në Ligue 1 ndaj Reims në fundjavën e ardhshme.
Pas regjistruan tri fitore në tri ndeshjet e para, PSG janë në vendin e parë në tabelë dhe do të fuqizohen edhe më shumë me rikthimin e Neymar dhe Lionel Messit.
“Java e kaluar ishte shumë e mirë për Leon. Shpresojmë që gjatë kësaj jave gjërat të shkojnë mirë dhe ai të na bashkohet me pjesën tjetër të grupit”, tha Pochettino.
Derisa Hakimi dhe Wijnaldum kanë luajtur në tri këto ndeshje, Messi dhe portieri Donnarumma ende nuk kanë debutuar me klubin e tij të ri.
Sergio Ramos, një tjetër ardhje e re gjatë kësaj vere nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë deri pas ndeshjeve ndërkombëtare në shtator.